Saturday, 15 December 2018 | Lajme: 0

Vjen promoja e parë ‘drithëruese’ për sezonën e fundit të ‘Game of Thones’

Game of Thrones kanë prezantuar sezonën e fundit me anë të një videoje drithëruese.

Në prill fillon të shfaqet sezona e tetë dhe e fundit e serialit shumë të shikuar, Game of Thrones.

HBO ka publikuar një promo të parë lajmëruese, me anë të së cilës lë të kuptohet se beteja kryesore e kësaj sezone do të jetë ajo mes zjarrit dhe akullit.

Megjithatë, ende nuk është lajmëruar data e saktë e episodës së parë, por pritet të jetë në fund të prillit 2019.