Saturday, 15 December 2018 | Lajme: 0

Vrasja e 21-vjeçares në Rodos/ Rrëfehet i riu shqiptar: E pashë që po merrte frymë, i thashë shokut ta çonim në spital

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e studentes 21-vjeçare në ishullin e Rodos. Në rrëfimin e tij në polici, 19-vjeçari shqiptar quajtur Aleksandër, i ka thënë 21-vjeçrit grek që ta çonin në spital Elenin pasi ajo ende merrte frymë.

19-vjeçari shqiptar: Unë së bashku me shokun tim e ftuam për të ardhur në shtëpinë e tij. Donim të argëtoheshim por ajo refuzoi. Shoku im u inatos shumë dhe e goditit me një hekur pas koke.

Më pas shqiptari tregon se si i është lutur shokut të tij që ta çojnë në spital por ai nuk ka pranuar duke i thënë: “Duhet ta heqim qafe. Eja e hedhim në det.”

Por përveç të birit, vëmendjen e mediave greke e ka marrë edhe babai i 19-vjeçarit shqiptar.

Në një intervistë për mediat grekë ai i ka shprehur ngushëllimet familjes së vajzës duke thënë se është edhe vetë baba dhe i dhemb njësoj për të dy.

“I thoshim gjithmonë djalit tonë që të rrinte me njerëz të mirë. I thosha gjithmonë që fuqia e një burri ndodhet në mendjen e tij dhe jo në duar apo në këmbë. Por mesa duket shokut të djalit tim nuk ia kishin mësuar këto. E dija që shkonin në palestër bashkë. Mesa di unë e kishte takuar vetëm një javë me parë. Unë punoj në ndërtim ndërsa gruan e kam infermiere. Aleksandri është djalë shumë i ndjeshëm. E kam zemrën e coptuar. Nuk më lënë që ta shoh. Nuk e njoh vajzën por një natë para ngjarjes më tha që kishte gjetur një vajzë të mirë”,- u shpreh babai i shqiptarit.

Në fund, babai i shqiptarit e mbyll fjalën e tij me: “Besoj në drejtësinë greke.”