Saturday, 15 December 2018 | Lajme: 0

MPPS-ja, konkurs për angazhimin e 30 edukatorëve nëpër çerdhe

Ministria për Punë dhe Politikë Sociale ka shpallur konkurs për angazhimin e 30 edukatorë/e për mbështetje kolegjiale për përmirësimin e kompetencave në kuadrin e çerdheve, program i ri që zbatohet në bashkëpunim me UNICEF-in, ndërsa është përkrahur nga Ambasada britanike. Në konkursin që do të zgjas deri më 14 dhjetor të këtij viti, mund të paraqiten të gjithë edukatorët dhe pedagogë nga çerdhet e fëmijëve që janë të interesuar për përmirësimin e cilësisë së mësimit të hershëm në kopshte, ndërsa i plotësojnë kushtet, transmeton MEDIAL.

Edukatorët/et krahas kritereve të shkruara në konkurs duhet të posedojnë edhe përvojë komunikimi, të aftësohen dhe të ndihmojnë në zhvillimin profesional të kolegëve tjerë dhe bashkëpunëtorëve, të kenë aftësi të shkëlqyeshme organizative dhe të dinë si t’i motivojnë dhe inspirojnë.

(http://www.mtsp.gov.mk/content/pdf/dokumenti/2018/TOR%20za%20vospituvac.pdf).