Saturday, 15 December 2018 | Lajme: 0

Llukarevska: Tatimi progresiv nuk ndikon në rritjen e evazionit fiskal

Gjatë edicionit të sotëm të emisionit “Magazina Ekonomike” Sanja Llukarevska, drejtoresha e DAP-it ka folur edhe për tatimin progresiv. Sipas Llukarevskës tatimi progresiv nuk do të ndikoj në rritjen e evazionit fiskal. Llukarevska tha se organet e DAP-it kanë kapacitete për të detektuar manipulimin ose fshehjen eventuale të parave në vendet fqinjë nga qytetarët e Maqedonisë me qëllim që të ikin tatimit.

Kemi protokoll për këmbim të të dhënave me institucionet simotra në vendin tonë, bashkëpunojmë edhe me vendet anëtare të BE-së, por edhe që nuk janë ende anëtarë të BE-së që të shohim nëse një person i caktuar fizik bën evazion tatimor ose jo”- deklaroi Llukarevska.