Saturday, 15 December 2018 | Lajme: 0

Maqedonia dhe Ballkani Perëndimor në agjendën e sotme të NATO-s

Në rend dite, në pjesën e dytë të mbledhjes së ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s, sot Aleanca do të mbajë brifing me Ballkanin Perëndimor.

Ministrave do t’u bashkëngjitet edhe përfaqësuesja e lartë e Punëve të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini. Temë e diskutimeve, mes tjerash, do të jetë edhe përparimi i Maqedonisë drejt anëtarësimit në NATO, si dhe përafrimi i Bosnjës dhe Hercegovinës drejt Aleancës,

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, njoftoi se pret nga ministrat të konfirmojnë se janë të gatshëm të fillojnë procesin në Sarajevë përmes pranimit të programit të parë kombëtar.

Ministri i Maqedonisë për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov, në margjinat e mbledhjes së djeshme realizoi disa takime bilaterale, si ato me homologët e tij nga Greqia dhe Hungaria, si dhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Francës. Dimitrov sot duhet të takohet me ministrin e Lituanisë dhe të merr pjesën në mbledhjen e Këshillit veri-atlantik me vendet partnere në misionin “Mbështetje e vendosur” në Afganistan.

Dimitrov dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska sot duet të kenë takim edhe me euro-komisionarin për Zgjerim, Johahnes Hahn.