Saturday, 15 December 2018 | Lajme: 0

Pamje e rrallë, tre ylberë kapen në një foto

Një fshat në Britani ka përjetuar pamjen e rrallë natyrore të tre ylberëve.

BBC Weather Watcher Gordon fotografoi ylberet në fshatin e Frampton në Severn. Ai e përshkroi pamjen si “të mahnitshme”, duke shtuar: “S’kam parë kurrë diçka të tillë më parë”, transmeton Gazeta Express.

Ylberi shfaqet kur drita e diellit thyhet nëpër pikat e ujit, zakonisht pikat e shiut, duke e ndarë dritën në spektrin e ngjyrave. Në raste të rralla, rrezet e diellit reflektohen tri herë brenda një pike shiu, duke shkaktuar kështu një ylber të trefishtë.

Brenda 250 viteve, ka pasur vetëm pesë raporte shkencore të ylberit të trefishtë, thotë trupi ndërkombëtar shkencor Optical Society.

Këto fotografi mahnitën njerëzit.