Saturday, 15 December 2018 | Lajme: 0

Peshon 136 kg, 44-vjeçarja ia merr jetën të dashurit duke i hipur sipër

Një 44-vjeçare nga Pensilvania, që peshon rreth 136 kg, ia ka marrë jetën të dashurit të saj duke i hipur sipër.

Windi Thomas, e sulmoi të dashurin e saj, Keeno Butler, me thikë dhe me një këmbë tavoline pas një sherri që nisi në shtëpinë e tyre në Pensilvani në mars të këtij viti.

Ndërsa sherri përkeqësohej ajo u ul sipër gjoksit të Keeno-s, i cili peshonte vetëm 54 kg, dhe e shtypi 44-vjeçarin për vdekje. Thuhet se Thomas kishte probleme me alkoolin.

Tashmë ajo po kërkon që të dënohet për vrasje të shkallës së tretë me një dënim të rekomanduar prej 18-36 vjet burg, pasi rrezikonte të dënohej me më shumë vite.

Dyshja kishte rreth dy vite që dilnin bashkë, dhe thuhet se lidhja e tyre ishte e mbushur me konflikte dhe trazira.