Saturday, 15 December 2018 | Lajme: 0

Kujtuan se vdiq, hedhin në det 21-vjeçaren, shqiptari dhe greku pranojnë autorësinë e vrasjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ishullin grek Rodhos. Autorë të ngjarjes mësohet të kenë qenë një shqiptar dhe një grek. Sipas mediave greke thuhet se 19-vjeçari shqiptar dhe 21-vjeçari grek e kanë pranuar se kanë vrarë studenten Helen Topaloudi.

Fillesat e vrasjes makabre ishin që në datën 27 nëntor ku dy të rinjtë e morën studenten nga shtëpia e saj të martën dhe shkuan në shtëpinë e njërit prej tyre.

Bazuar në hetimet e ekspertëve, bëhet me dije se autorët u përpoqën që të kryenin marrëdhënie seksuale me vajzën por ajo ka refuzuar. Ndërsa ajo ka refuzuar, ata u përpoqën ta ndalonin dhe ajo tentoi të ikte, goditi kokën me një objekt.

Ndërkohë, dy të rinjtë menduan se vajza ka humbur jetën dhe e hodhën në shkëmbinj, në det për t’u kujtuar si aksident apo vetëvrasje.

Sakaq, duke u bazuar në atë çka thotë ekspertiza, vajzës i janë zbuluar shenja në qafë nga goditja në shkëmbinjtë e detit. Sipas ekspertëve të mjekësisë ligjore rezulton se e reja është goditur në kokë dhe më pas ka humbur ndjenjat dhe vdekja ka ardhur si pasojë e mbytjes në det.

Trupi i saj u gjet mëngjesin e 28 nëntorit, në portin i Lindos, në zonën e “Fokia” në Pefkos në Rodhos.

Sipas burimeve policore, dy të akuzuarit i hedhin fajin njëri tjetrit, ndërsa avokatët nuk u lejuan të marrin pjesë në seancën e djeshme pyetësore. Hetimi mbi ngjarjen vazhdon.