Saturday, 15 December 2018 | Lajme: 0

Aksident para Akademisë së Shkencave në Shkup, lëndohen katër persona

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në bulevardin “Krste Misirkov”, në kalimin e këmbësorëve përballë Akademisë së Shkencave.

Në aksidentin në të cilin kanë marrë pjesë dy makina, katër persona kanë mbetur të lënduar, të cilët janë dërguar menjëherë në qendrën spitalore për mjekim.

Pas aksidentin komunikacioni në këtë rrugë zhvillohet me vështirësi, ndërsa nuk ka pasur ndërprerje të tij.