Saturday, 15 December 2018 | Lajme: 0

Gazetari zbulon prejardhjen arbëreshe të De Biasit, trajneri një herë e mohon pastaj thotë se ‘e dija që jam shqiptar’

Trajneri Gianni De Biasi as nuk e ka mohuar as pohuar prejardhjen e tij arbëreshe.

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi, ishte i ftuar në emisionin “Soiree”, në Top Channel.

Gjatë një bisede me gazetarin Marin Mema, teksa flitej për patriotizmin dhe atdhedashurinë në Ditën e Pavarësisë, ky i fundit zbuloi një detaj mjaft interesant nga jeta e De Biasit

Marin Mema tregoi për publikun se rreth 44 kilometra larg Pescaras, në Italinë qendrore, ka gjetur arbëreshë me mbiemrin De Biasi.

Këtë fakt, ish-trajneri nuk e ka mohuar, por e ka lënë çështje të hapur, pasi nuk ka informacion.

Por, më pas, u shpreh duke qeshur: “E dija që isha shqiptar”.

Screenshot_3