Saturday, 15 December 2018 | Lajme: 0

Haradinaj: 100% taksë është interes kombëtar, planifikoni që mund të zgjasë deri të na njeh Serbia

Ka nisur edicioni i parë i Konventës së Prodhuesve të Kosovës, që ka për qëllim fuqizimin e sektorit të prodhimit dhe promovimin e produkteve ”Made in Kosova”.

Në këtë Konventë po merr pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj, ministri i Financave Bedri Hamza si dhe ministri i Tregtisë Endrit Shala, njofton Klan Kosova.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se vendimin për Serbinë e ka marr Qeveria dhe vetëm Qeveria mund ta tërheq.

”Vendimi për 100% taksë është vendim sovran. Për produktet nuk eshte kalkulim, planifikoni që kjo mund të mbes shume gjatë derisa të na njohë Serbia. Qeveria e Serbise po bënë propagandë të madhe”, është shprehur Haradinaj.

Sipas Haradinajt ky vendim është interes kombëtar derisa theksoi se ata të cilët po kritikojnë le të vlerësojnë fillimisht sjelljen e Serbisë që pati ndaj Kosovës.