Saturday, 15 December 2018 | Lajme: 0

Osmani: Qeveria definoi prioritetet investuese realizimi i të cilëve do të intensifikohet në periudhën e ardhshme

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në rolin e IPA koordinatorit Nacional (NIPAK), së bashku me kolegun e tij, Zëvendëskryetar i Qeverisë për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev kryesuan takimin e sotëm të Komitetit Nacional Investues në përbërje të plotë, në të cilën krahas përfaqësuesve të qeverisë të përfshirë ishin edhe donatorët më të mëdhenj të ndihmës së huaj për projektet e mëdha në Maqedoni.

“Më lejoni që në emir të Qeverisë, të ju shpreh mirënjohje të sinqerta për pjesëmarrjen tuaj përmes donacioneve në ndërtimin e shoqërisë moderne, të avancuar evropiane në Maqedoni, si pjesë e strategjisë për ndërlidhje të ndërsjellë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe ndërlidhja e tyre me Bashkimin Evropian” theksoi Osmani, në fillim të fjalës së tij, duke theksuar faktin se deri më tani, vetëm përmes instrumentit “Korniza Investuese e Ballkanit Perëndimor” (WBIF), janë shfrytëzuar 112,8 milion euro për realizim të 29 projekteve të financuar nga ana e Komisionit Evropian.

Në vazhdim Osmani para donatorëve referoi për aktivitetet e marra në periudhën mes dy takimeve të KNI-së, në drejtim të shfrytëzimit të potencialeve për mjete të donatorëve në implementim të projekteve më të mëdha investuese.

“Në kuadër të thirrjes së tretë nga korniza investuese WBIF, dy projektet e paraqitura nga ana jonë, me vlerë të përgjithshme rreth 23 milion euro morën dritë jeshile politike në Samitet në Londër dhe Sofje, si dhe vlerësim pozitiv nga WBIF, ku dhe presim edhe miratim përfundimtar muajin e ardhshëm” theksoi Osmani, duke i potencuar projektet për rekonstruktim të pjesës ‘Bukojaçani – Kërçovë’ si pjesë e drejtimit rrugor Gostivar – Kërçovë me vlerë prej më shumë se 20 milion euro, si dhe projekti për zgjerimin e aksit rrugor Kriva Palankë – kalimi kufitar ‘Deve Bair’ me Bulgarinë në vlerë prej më shumë se 2,5 milion euro, si dy projekte më të mëdha nga thirrja e tretë i WBIF-së realizimi i të cilit pritet të fillojë së shpejti.

Në vazhdim Osmani informoi edhe për listën e projekteve investuese prioritare, që Qeveria miratoi në mbledhjen e djeshme, ku dhe u definuan projektet ku donatorët do të mund të kontribuojnë me grante për realizimin e tyre në kuadër të thirrjes së katërt të WBIF-së. “Në listë ka 108 projekte të rëndësishme për vendin, të rëndësuara sipas prioritetit për realizimin e tyre të përcaktuara nga ana e Qeverisë, dhe për të cilët, në periudhën e ardhshme Qeveria do ti përkushtohet në implementimin e tyre, gjithsesi përmes sigurimit të granteve, huave si dhe financimit të buxhetit” theksoi Osmani, duke theksuar projektet e mëdha për të cilat do të kërkohen grante si për autostradën Shkup –Blacë për ndërlidhjen e Maqedonisë me autostradën nga ana e Kosovës, ku do të kërkohen grante nga 26,7 milion euro, më pas kalimi i përbashkët kufirit hekurudhor me Serbinë në Tabanovc në vlerë prej më shumë se 5 milion euro, si dhe lidhja gazifikuese me Republikën e Greqisë prej 10 milion eurosh.

Në vazhdim të mbledhjes së Komitetit Nacional Investues (KNI) ministritë resoriale referuan para donatorëve për projektet e ofruara nga sferat e tyre, ndikimin e tyre në zhvillimin e vendit, si për mundësitë për pjesëmarrjen e donatorëve në implementimin e tyre përmes grant mjeteve.