Saturday, 15 December 2018 | Lajme: 0

Barcelona i thotë ‘PO’ largimit të këtij lojtari për të transferuar Neymarin

Barcelona është e gatshme të sakrifikoj edhe lojtarë të skuadrës, vetëm që ta rikthej Neymarin në ‘Camp Nou’.

Skuadra katalonase është e gatshme që ta ofroj Ousmane Dembelen, në shkëmbim të brazilianit, shkruan “Goal”, raporton SYRI.net.

Barcelona e di se duke i ofruar shërbimet e sulmuesit francez, duhet të ofroj edhe një shumë të parave për rikthimin e Neymarit.

Francezi ka kërkuar nga bordi i Barcelonës që të lejohet të largohet në janar në një klub ku të aktivizohet më shumë minuta.

PSG me gjasë do ta pranojë këtë ofertë të katalonasëve, duke parë edhe dëshirën e brazilianit që të rikthehet në ‘Camp Nou’.