Saturday, 15 December 2018 | Lajme: 0

I dedikoi këngën Seldit, Mimoza Shkodra tregon se si qëndron e vërteta

Këngëtarja Mimoza Shkodra e cila ka qënë kohët e fundit në vëmëndjen e mediave rozë, për shkak se pas një lidhje të gjatë ajo vendoi të ndahej nga këngëtari Seldi Qalliu.

Ditën e djeshme ajo ka publikuar këngën e saj të parë mbas ndarjes dhe e ka titulluar ‘Mua ma le fajin’.

Në tekstin e këngës shkruhej:’ Jo nuk ta fal, prej teje mësova nuk jemi perfekt. Sa shumë kujtime t’i kthejmë në dhimbje, sot e pranoj se nuk ishim të njëjtë. Mu ma le fajin, sa gabime tek ty gjeta e prapë zemër të desha’.

Duke u bazuar tek fjalët e tekstit, nisën të qarkullojnë fjalë ku thuhej se ky projekt ishte dedikim për Seldin.

Por e pyetur nga “Iconstyle.al”, këngëtarja ka hedhur poshtë zërat duke treguar se deri më tani nuk i ka dedikuar askujt këngë.

“Aspak. Teksti është shkruar nga “2 Step”, jo nga unë. Njerëzit mund ta lidhin me ngjarje të të kaluarës sime, por nuk fakt nuk është histori personale. Nuk i kam bërë askujt dedikim deri më sot”,- ka treguar këngëtarja.

“Mu ma le fajin” është pritur mjaft mirë nga publiku dhe në pak orë arriti mijëra klikime në Youtube.