Saturday, 15 December 2018 | Lajme: 0

Ibrahimovic pranon ofertën e Milanit?

Zlatan Ibrahimovic thuhet se ka rënë dakord për një kontratë gjashtëmujore me Milanin me vlerë prej 2.2 milionë eurosh.

Sulmuesi suedez ende ka një vit tjetër në kontratën e tij me skuadrën nga Mayor League Soccer (MLS), LA Galaxy.

Por, dështimi i La Galaxy për të hyrë në Play-Off të MLS-së ka bërë që Ibrahmovic të shqyrtojë të ardhmen e tij.

Ibrahimovic ka qenë i lidhur ngushtë me një kthim te Rossonerët në afatin kalimtar të janarit.

Drejtori teknik i Milanit, Leonardo, u takua me agjentin e Ibrës, Mino Raiola, të hënën për të diskutuar një marrëveshje.

ibrahimovi

Tani mediumi italian SportMediaset raporton se Ibrahimovic ka rënë dakord në parim për një marrëveshje gjashtëmujore me Milanin.

Për këtë gjatë muaj sa Ibrahimovic do të qëndronte në San Siro do të fitonte 2.2 milionë euro.

 Nuk është e qartë nëse do të ketë një mundësi për ta zgjatur atë me një sezon të mëtejshëm dhe Milani do të ketë ende nevojë për të negociuar me Galaxyn.