Monday, 10 December 2018 | Lajme: 0

Grupi Babastars po ndahet, Agon Amiga sjell ‘diss’-in për Getin…

Babastars po i vjen fundi!

Agon Amiga sapo ka publikuar këngën e tij më të re.

Ndërsa, në emisionin SevenBizz të prezantuar nga Meriton Mjekiqi, është zbuluar ekskluzivisht drejtpërdrejtë se Amiga në këtë këngë i bën ‘diss’ liderit të Babastars, Getoar Selimit.

Sipas SevenBizz, pjesa në këngë ku Agoni flet kundër Getit janë fjalët: “T’kom msu qa me vesh, t’kom msu qa me ble, sot mas 15 vjetve jeni tu ma tesh”, ndër të tjera.

Burimet kanë treguar se kjo këngë paralajamëron pikërisht ndarjen e Agonit nga Babastars, që shumë shpejtë edhe do ta konfirmojë.

Agoni dhe Geti njihen për grupin e tyre shumë të suksesshëm, Tingulli 3nt, ndërsa janë edhe ndër themeluesit e labelit Babastars.

Ky largim i reperit vjen pas atij të Skivit, i cili është bashkuar sërish me kolegun nga grupi Skillz, Ledri Vula.