Monday, 10 December 2018 | Lajme: 0

Shpëtohen 4 persona të bllokuar nga bora në Pelister

Anëtarët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim sot në mëngjes kanë shpëtuar katër persona nga fshati Gorno Oreovo në Manastirit. Personat kishin mbetur të bllokuar për shkak të reshjeve të shumta të borës.

Në kushtet të vështira të rrugës dhe me metodat e duhura për kërkim në terren, katër persona janë gjetur të shqetësuar dhe në panik. Punonjësit e DPSH kanë ndihmuar personat e gjetur,pasi që u janë dhënë pije të ngrohta personat janë dërguar të sigurt në qytetin e Manastirit”- thonë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.