Monday, 10 December 2018 | Lajme: 0

Për vetëm 48 orë holandezët arrijnë ta ndërtojnë tunelin nën autostradë (Video)

Në një video të përshpejtuar shihet se si një kompani ndërtimore në Holandë, arrin ta ndërton tunelin në një autostradë – dhe e gjithë ndodh brenda një vikendi.

Që të mos mbyllen autostradat për qarkullim në Holandë për shkak të punimeve në rrugë, punëtorët kishin hartuar një plan të detajuar në atë mënyrë që gjithçka të përfundojë në afat rekord.

Ata kanë arritur që brenda një vikendi të ndërtojnë tunelin e betonit dhe ta fusin nën autostradë. Ata as shirat e rrëmbyeshëm nuk i ndalën që të vazhdojnë punimet.

E gjithë kjo është arritur fal një plani të menduar mirë dhe punës së palodhshme të punëtorëve, që gjatë vikendit arritën ta kryejnë tunelin dhe të hënën ta lëshojnë për qarkullim autostradën.