Monday, 10 December 2018 | Lajme: 0

Hapet tuneli më i gjatë në rrugën Kërçovë-Ohër

Firma kineze “Sinohidro” ka hapur tunelin më të gjatë në histori të Maqedonisë, pas katër viteve e gjysmë punë nën mbikalimin Preseka.

Bëhet fjalë për tunelin e parë i cili është hapur me ndërtimin e autostradës Kërçovë Ohër, ndërsa pritet të hapet edhe një tjetër.

Gjatësia e tunelit do të jetë më pak se dy kilometra, ose saktësisht 1996 metra.

Sot edhe zyrtarisht do të bëhet hapja e tunelit të parë, ndërsa i dyti pritet të hapet muajt e ardhshëm.