Monday, 10 December 2018 | Lajme: 0

Probleme në aeroplanin Paris-Shangai, pasagjerët bllokohen për tri ditë në Siberinë e ftohtë

Pasagjerët që fluturonin nga një aeroplan i Air France nga Parisi në Shanghai të dielën u bllokuan në Siberi për tre ditë, për shkak të problemeve në aeroplan.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, fluturimi AF116, që mbante 282 pasagjerë, ishte vendosur të mbërrinte në Shangai derisa ekuipazhi i fluturimit vërejti tym dhe një erë të çuditshme që vjen nga Boeing 777, duke e çuar pilotin që ta devijonte aeroplanin në Irkutsk të Rusisë.

Kështu, mediat raportojnë se pasagjerët u vendosën në një hotel pranë aeroportit.

Ndërsa Moska Times raporton se udhëtarët ishin “të shoqëruar vazhdimisht nga policia dhe nuk u lejohej të lënë objektet e hotelit”, pasi ata nuk kishin viza ruse.

Në një deklaratë për The Independent, linja ajrore ka thënë se një aeroplan i dytë u dërgua në Irkutsk “për shkak të pamundësisë së përfundimit të punës së riparimit, brenda një afati të shkurtër kohor”.

Pas mbërritjes, megjithatë, aeroplani tjetër gjithashtu u ballafaqua me një problem teknik, çfarë bëri edhe atë të paaftë për të transportuar grupin në destinacionin e tyre.

Dhe ka qenë një aeroplan i tretë, ai i cili më në fund ka bartur udhëtarët në pjesën e fundit të udhëtimit prej tre orë e gjysmë, duke arritur në Kinë 68 orë pas orarit.