Saturday, 15 December 2018 | Lajme: 0

Thënie të mençura nga Gabriel Garcia Marquez, të cilat ju mbushin plot shpresë

Kur Gabriel Garcia Marquez kishte filluar të punonte në novelën e tij “100 Vite Vetmi”, atij i është dashur ta linte punën. Ai e kishte shitur veturën dhe kishte përfunduar me borxhe të mëdha.

Ai kishte ardhur në një pikë ku i është dashur ta shiste edhe mikserin e preferuar të gruas së tij, bashkë me tharësin e flokëve vetëm për t’i bërë ca monedha.

Pasi gruaja e tij e kishte kuptuar çfarë ai kishte bërë, i kishte thënë: “Mos lejo që kjo novelë  të jetë e keqe”.

Telegrafi më poshtë ju sjellë disa nga thëniet më të thella dhe më të mençura të këtij njeriu, i cili jo vetëm që ka qenë shkrimtar tejet i talentuar, por gjithashtu një person i cili – si shumica nga ne – ka kaluar në kohëra të vështira.

Nëse për çfarëdo arsye ndiheni të dobët emocionalisht, lexoni këto thënie:

– “Duhet të përpiqemi ta dëgjojmë zërin e fëmijës që ende është brenda nesh. Nëse e dëgjojmë atë fëmijë, diçka do të fillojë të digjet pas syve tonë prapë. Nëse e humbim lidhjen me atë fëmijë, lidhja jonë me jetën do të përfundojë”.

– “Një person nuk duhet të vdes kur duhet, por kur mundet”.

– “Zemra i eliminon memoriet e këqija dhe i zmadhon të mirat. Falë kësaj dredhie ne arrijmë t’i përballojmë pengesat e së kaluarës”.

– “Problemi me martesën është se përfundon çdo natë pasi bëjmë dashuri, dhe duhet ta rindërtojmë çdo mëngjes para se të hamë kafjall”.

– “Qetësohu. Zoti është duke të pritur te dera!”

– “Nuk vë kapelë sepse nuk dua ta heqë para askujt”.

– “Gjithmonë mbetet diçka që duhet ta duam”.

– “Është më mirë të shkoni në kohë të gabuar sesa të pritni për një ftesë”.

“ Nëse e takoni dashurinë e vërtetë, ai/ajo nuk do të mund të fshihet nga ju askund – as brenda një jave, as brenda një muaji, e as brenda një viti”.

– “Asnjëherë mos u ndal së buzëqeshuri, as atëherë kur je i/e mërzitur, sepse asnjëherë nuk do ta dini kush mund të bie në dashuri me atë buzëqeshje”.