Monday, 10 December 2018 | Lajme: 0

Brenda bunkerit bërthamor të ndërtuar gjatë viteve ’60 në SHBA

Një video e cila është duke qarkulluar në internet tregon në detaje se si duket bunkeri luksoz antibërthamor i ndërtuar gjatë viteve të ’60-ta.

Bunkeri i ndërtuar në Kansas të SHBA-ve, dikur ishte edhe “shtëpia” e raketave bërthamore, të cilat i kishte në dispozicion vetëm presidenti amerikan.

I projektuar për t’u bërë ballë erërave që shkaktohen as lançimit i armëve bërthamore me shpejtësi prej 3,200 kilometra në orë, bunkeri gjithashtu i rezistonte edhe sulmit bërthamor.

Videoja e publikuar nga Dan dhe i biri i tij Lincoln, tregon bunkerin luksoz që dikur e kishte vizituar edhe presidenti John F. Kennedy.

Në bunkerin nëntokësor do të gjeni bibliotekë si dhe salla argëtimi.