Saturday, 15 December 2018 | Lajme: 0

Ristevska: Pensioni minimal do të jetë 8.800 denarë

Irena Ristevska nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në edicionin e sontëm të emisionit “Magazina Ekonomike” në televizionin Alsat në pyetjen e gazetarit për pensionin minimal theksoi se me reformat në sistemin pensional të gjithë personat që kanë më së paku 15 vite stazh, në të ardhmen do të marrin shumën minimale prej 8.800 denarëve si pension.

Pensioni minimal e ndjek harmonizimin sikur të gjithë pensionet e tjera në Republikën e Maqedonisë. Për momentin kemi më shumë grupe të pensionit minimal por ja do ta them ajo që është për qytetarë që kanë 15 vite stazh është rreth 8.800 denarë dhe ajo gjithsesi harmonizohet dy herë në vit”- u shpreh Ristevska.