Monday, 10 December 2018 | Lajme: 0

Opozita hungareze kërkon që Gruevski të arrestohet dhe të ekstradohet

Partitë opozitare hungareze i bëjnë thirrje Qeverisë së Hungarisë ta arrestojë dhe sa më shpejtë ta ekstradojë ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, i cili kërkon azil në vendin e tyre.

Partia nacionaliste hungareze “Jobik” si dhe partitë e majta “Dialog” dhe “Koalicioni demokratik”, sot u deklaruan se Gruevski duhet t’i refuzohet kërkesa për azil dhe të ekstradohet në Maqedoni.

Zëdhënësi i partisë opozitare “Jobik”, Adam Mirkocki e klasifikoi situatën si “skandal i paparë”, duke theksuar se Gruevski është “kriminel i kërkuar” i vendit, ku nuk ka as luftë ndërsa ai nuk është i përndjekur mbi baza fetare dhe politike.

Richard barbash, zëdhënësi i “Dialog” potencon se vendi i Gruevskit është prapa grilave.