Monday, 10 December 2018 | Lajme: 0

Shumë vitamina, shije e mrekullueshme, shkrin kilogramët: Pija magjike për dobësim

Belushi është plot vitamina, konsiderohet që ndikon mirë në rregullimin e baktereve në organizëm.

Edhe një e mirë e këtyre kokrrave është efekti që ka ndaj kilogramëve.

Po ju sjellim recetën për këtë pije me shije të mirë, e cila pastron organizmin dhe ndikon në dobësim pas dhjetë ditëve të para të konsumimit.

Ju nevojiten:

– 2 litra lëng belushi,
– 1 lugë e vogël kanellë,
– 1 lugë e vogël xhenxhefil të bluar,
– 1 lugë e vogël arra të bluara,
– 2 dl lëng të freskët portokalli,
– 1 dl lëng të freskët limoni.

Pija përgatitet duke e nxehur lëngun e belushit (boronicës së kuqe) në temperaturë të ulët, pastaj i shtohen erëzat.

Pasi që të ftohet, shtoni lëngun e freskët të limonit dhe të portokallit.

Konsumoni këtë pije në mëngjes dhe në mbrëmje, sasia maksimale e rekomanduar e kësaj pijeje 2 litra në ditë.

 Ekziston konstatimi që lëngu i agrumeve më i efektshëm është drejtpërdrejt pas shtrydhjes, prandaj pini menjëherë këto lëngje dhe përpiquni që t’i shtrydhni të freskëta edhe në çaje dhe në pije të tjera të cilat i përgatitni.

Xhenxhefili dhe kanella gjithashtu njihen si antioksidantë dhe erëza të cilat ndikojnë në përshpejtimin e metabolizmit.