Monday, 10 December 2018 | Lajme: 0

Paraqitet Gruevski: Jam në Hungari, kërkoj azil politik (Foto)

Ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar vendndodhjen e tij, duke thënë se ka marrë edhe kërcënime me jetë.

Gruevski shkruan se ndodhet në Budapest të Hungarisë dhe se ka kërkuar azil politik.

“Gjatë ditëve të fundit kam pranuar një numër të madh të kërcënimeve për jetën time. Unë jam në Budapest tani dhe kam kërkuar azil politik nga autoritetet hungareze. Çdo herë do të jem besnik ndaj kauzës së Maqedonisë. Nuk do të lëvizi asnjëherë”, shkruan Gruevski.

Përndryshe, Policia e Maqedonisë prej ditës së premte është duke e kërkuar ish-kryeministrin, i cili është dënuar me dy vite burg nga Gjykata Penale e Shkupit.