Monday, 10 December 2018 | Lajme: 0

Maqedoni, tregtia online rritet për 62 për qind

Anketa e realizuar në tre mujorin e parë të vitit 2018 në Maqedoni tregon se tregtia online ka shënuar rritje në vend.

Në këtë periudhë online kanë blerë 31.6 për qind e të anketuarve, përkundër 19.5 për qind në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Kjo do të thotë se 406 mijë qytetarë të Maqedonisë kanë blerë online në 12 muajt e fundit.

Screenshot_2

Qytetarët e Maqedonisë sikur edhe vitin e kaluar më shumë kanë blerë veshje dhe pajisje sportive, por me sasi më të vogël.

Screenshot_1

Ajo që vërehet në këtë anketë është se blerësit online nga Maqedonia për dallim nga viti i kaluar (31.7%), këtë vit kanë blerë më shumë nga prodhuesit vendor (52.3%).

Nëse në të kaluarën më shumë blerje janë bërë nga shitësit botëror, të dhënat më të reja të Entit Shtetëror për Statistika tregojnë se qytetarët kanë rritur interesimin për e-tregtarët vendorë.