Friday, 16 November 2018 | Lajme: 32

Harxhohen vaksinat kundër gripit në Maqedoni, drejtorët mbledhje në Ministrinë e Shëndetësisë

U harxhuan vaksinat e gripit gati në gjithë qytetet e Maqedonisë. Drejtorët e Qendrave të shëndetit publik për momentin janë në Ministrinë e Shëndetësisë ku mbahet mbledhje me qëllim të kërkojnë vaksina të reja. Për vetëm dy ditë që kur filloi vaksinimi kundër grimit, u harxhuan vaksinat në Qendrën e shëndetit publik në Veles.

“Po është saktë, u harxhuan vaksinat kundër gripit, ndërsa përmes “Termini im”, tashmë janë rezervuar. Shkojmë në mbledhje në Ministrinë e Shëndetësisë të shohim se a do të ketë porosi të reja”, deklaroi për Nova, Toni Dimitriev, drejtor i Qendrës për shëndet publik në Veles.

Ministria e Shëndetësisë këtë vit furnizoi 41.000 vaksina nga ku 28.000 janë pa pagesë për persona mbi 65 vjet me pension mesatar, si dhe për ata që nuk kanë pension.