Friday, 16 November 2018 | Lajme: 32

Deputetët vendosën: Nuk i merret mandati i deputetit Nikolla Gruevskit

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë sot kanë votuar për propozimin e Gjykatës që t’i merret mandati i deputetit Nikolla Gruevskit.

Për këtë pikë të rendit të ditës nuk pati diskutim, ndërsa gjithsej votuan 87 deputetët prej të cilëve 58 ishin “pro” ndërsa 29 “kundër”.

Kërkesën për marrjen e mandatit të deputetit e dorëzoi gjykata, pasi ish-kryeministri u dënua me dy vite burg në lëndën “Tanku” të Prokurorisë Speciale.