Friday, 16 November 2018 | Lajme: 32

Grekët “çmenden” në Bularat: Vorio-Epiri dhe Maqedonia janë Greqi! (FOTO)

Më shumë se 500 qytetarë grekë të ardhur me autobusë nga Athina, Selaniku, Janina e qytete të tjera janë mbledhur në qendrën e fshatit Bularat, në pritje të ceremonisë së varrimit të Konstandinos Kaçifas, i vrarë në shkëmbimin e zjarrit me forcat RENEA.

Ndërkohë që turma pritet të rritet në masë, pasi në Kakavijë fluksi mbetet ende i lartë dhe janë krijuar radhë deri në 3 kilometra në krahun e kufirit grek, ata që gjenden në Bularat kanë shpalosur flamuj të mëdhenj grekë dhe këndojnë kore nacionaliste.

Teksa në këngët e tyre e cilësojnë “hero” 35-vjeçarin Kacifas, grekët kanë shpërthyer në brohoritje plot urrejtje kundër Shqipërisë. Në flamujt që ata mbajnë në duar shkruhet “Vorio-Epiri është Greqi” dhe “Kacifas t’i jeton, ti na drejton”.

fdagvagfrer