Friday, 16 November 2018 | Lajme: 32

Kjo është këngëtarja e vitit në Amerikë

Ariana Grande mund të ketë probleme në jetën personale. Por po shpërblehet vazhdimisht për muzikën e saj.

Pas një viti shumë të suksesshëm, tash edhe me albumin që i ka shkuar në vendin e parë, Billboard ka zgjedhur këngëtaren Ariana Grande si artistja më e mirë e vitit 2018, përcjell Gazeta Express.

“Ariana është një yll në termet e veta, duke mos u munduar t’i përshtatet ndonjë trendi muzikor ose ndonjë hapi në industri”, kanë thënë drejtuesit e Billboard.

Grande ka pasur edhe një arritje tjetër kur hyri në Top 40 me këngët si: “No tears left to cry”, “Breathin” dhe “God is a woman”.

Përndryshe, Ariana sot ka publikuar videoklipin e këngës që po pëlqehet shumë, Breathin.