Friday, 16 November 2018 | Lajme: 32

Sulmi në Kaliforni – 12 të vdekur

Një person i armatosur ka hapur zjarr në një klub nate në Kaliforni duke vrarë të paktën 12 vetë, duke përfshirë një oficer policie.

Të shtënat filluan në orën 23:20 me kohë lokale në “Borderline Bar dhe Grill” në Thousand Oaks, Kaliforni rreth 65 kilometra në veri-perëndim të Los Anxhelosit.

Të paktën edhe 10 persona të tjerë u plagosën, transmeton Klan Kosova.

Zyrtarët thonë se i dyshuari është gjetur i vdekur brenda klubit të natës dhe ende nuk e ka identifikuar atë. Ata ende nuk i dinë motivin e kësaj ngjarjeje.

Të paktën 200 vetë thuhet se ishin brenda barit në kohën kur ndodhi sulmi, transmeton Klan Kosova.