Friday, 16 November 2018 | Lajme: 32

Nesër në Kuvend do të votohet për mandatin e Nikolla Gruevskit

ropozimi për marrjen e mandatit të deputetit Nikolla Gruevskit, për nesër është vendosur në rend dite në seancë plenare në Kuvendin e Maqedonisë.

Ndërsa dje me pesë vota “pro”, gjegjësisht me shumic votash Komisioni për Çështja Mandati dhe Imuniteti miratoi propozimin e gjykatës për marrjen e mandatit të deputetit Nikolla Gruevskit.

Mandati i Gruevskit është vendosur si pikë e fundit e rendit të ditës, ndërsa që t’i merret mandati 80 deputetë duhet të votojnë “pro”.

Por, jozyrtarisht thuhet se ky numër nuk do të arrihet pasi tetë deputetët të cilët votuan “pro” ndryshimeve kushtetuese nuk do të mbështesin marrjen mandatit për Gruevskin.