Friday, 16 November 2018 | Lajme: 32

Përdhunimi i të miturës shqiptare / Gazetari publikon foton e foshnjës së pajetë

Mbrëmjen e djeshme, gazetari Enrik Mehmeti ka rrëfyer historinë e një vajze të mitur në qytetin e Vlorës, e cila ka lindur të vdekur fëmijën e saj. Kjo histori është publikuar edhe muaj më parë në media, por që sot është lënë në harresë.

Sipas gazetarit, vajza, e cila fillimisht akuzoi babanë për përdhunim, ishte në muajt e fundit të shtatzënisë, por fëmija ka vdekur në bark për shkak se po zhvillohej totalisht i deformuar. Mjekët thonë se këto lloj deformime janë të zakonshme në rastet e incestit, ndërkohë që vajza pas bërjes publike të ngjarjes, u tërhoq nga denoncimi për babain e saj.

Mehmeti deklaron se vajza jeton me familjen në një banesë të siguruar nga bashkia e Vlorës, por gjendja e saj nuk është aspak e mirë.

Mehmeti tregon se ka parë vajzën e mitur me cigare në dorë teksa shkëputej nga disa djem, ndërsa akuzon shoqatat se nuk i kanë ardhur asaj në ndihmë.

Shkrimi i plotë:

Kjo është pamja e një fëmije i cili ka lindur i vdekur nga një vajzë e mitur në qytetin e Vlorës afër fundit të shtatzënisë. Fëmija po zhvillohej totalisht i deformuar ku sic duket sytë zinin një pjesë të konsiderushme të fytyrës ndërsa truri gjendej në kurriz. Në muajt e fundit doktorët u detyruan të hiqnin fëmijën pasi vdiq në barkun e nënës.Pas lindjes e mitura e shoqëruar nga tezja akuzoi të atin si baban e fëmijës dhe mjekët nën zë në atë kohë u shprehën se këto deformime mund të kishin lidhje me incestin lidhur dhe me eksperiencat e kaluara në raste të tilla.E mitura më pas u tërhoq nga denoncimi pas presioneve të së ëmës dhe tha se ishte një i moshuar në lagje i cili e kishte përdhunuar.Gjithsesi babai i saj u arrestua dhe për një kohë të gjatë analiza e ADN nuk doli se kush ishte babai i fëmijës .Po e teproj me publikimin e kësaj fotografie që për shumë nuk mund të shihet për shkak të deformimeve apo se bëhet fjalë për një fëmijë i cili nuk mundi të kishte jetë por dua të tërheq vëmëndjen për historinë e kësaj të miture të cilën e pash sot.Ndryshe nga muaj më parë që u trajtua historia e saj ku kërkonte ndihmë dhe duhej strehuar diku ,sot e pashë me cigaren në dorë.E veshur si mos më keq ,u shkëput nga disa djem dhe po kalonte rrugën në drejtim të banesës ku është strehuar familjarisht nga bashkia e cila ishte i vetmi institucioni që bëri dicka dhe disa miq që na mbështetën për ndihma të ndryshme . Ajo nuk mori një ndihmë konkrete nga këto shoqatat që marrin fonde për strehimin e femrave të dhunuara apo që ngrën zërin për dhunën ndaj fëmijëve .Ajo u braktis dhe sot përfundoi ku është .E teprova me këtë foto për ti treguar gjithë atyre që e kanë për detyrë të bëjnë punën e tyre në institucionet apo shoqatat sepse jo cdo gjë është vetëm “show”.Shumë fqinjë në atë kohë dicka dinin por nuk i interesonte të flisnin ,të tjerë më pas gjykuan fëmijën dhe si përfundim cdo gjë ngeli te moralizmat.Sot kjo histori është harruar ashtu sic harrohet çdo histori në këtë vëndin tonë por sot pash një fëmijë të shkatërruar ,e cila mund të ishte shpëtuar .Ky është një mesazh gjithashtu për të gjithë ata baballarë monstra që guxojnë dhe përdhunojnë fëmijët e tyre”

Për ta parë foton, klikoni këtu. KUJDES! Pamje të rënda!