Friday, 16 November 2018 | Lajme: 32

Familjarët e Kacifas vijnë në Tiranë për të tërhequr trupin, priten mijëra grekë për varrimin

Familjarët e minoritarit grek Kostandino Kacifas janë nisur tahsmë drejt Tiranës për të tërhequr trupin e 35 vjeçarit i cili mbeti i vrarë në përplasjen mes tij dhe forcave speciale RENEA, në fshatin Bularat të Gjirokastrës.

Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka dhënë “dritën jeshile” familjarëve të 35 vjeçarit për të marrë trupin, që më pas të kryhet dhe ceremonia mortore.

Ekspertët e mjekësisë ligjore kryen një autopsi të thelluar mbi trupin e pajetë të Kacifas duke nisur që nga java e kaluar, një veprim që u prit me mjaft kontestime nga ana e familjarëve të cilët kërkuar një ekspertizë nga mjekë grekë.

Deri më tani ende nuk kanë dalë detajet e plota të ekspertizës së trupit të Kacifas. Pritet që rezultatet të dalin së shpejti, këtë mbrëmje ose ditën e nesërme.

Nga ana tjetër media greke shkruan se për varrimin e Kacifas pritet të vijnë mijëra grekë në ceremoninë mortore e cila sipas gjasave do të mbahet pikërisht në Bularat, vendin dhe ku ka jetuar 35 vjeçari.