Saturday, 15 December 2018 | Lajme: 0

Zgjidhet mashkulli më seksi i vitit 2018 dhe interneti e adhuron

Revista e njohur ‘People’ ka zgjedhur edhe këtë it mashkullin më seksi në planet.

Sipas revistës, këtë vit titulli i takon aktorit shumë të njohur, Idris Elba.

Aktori 46 vjeçar britanik është një nga yjet më të mëdha të Hollywood-it e gjithashtu edhe ndër më të pashmit, përcjell Gazeta Express.

 Kur e ka marrë vesh lajmin, reagimi i Elbës ka qenë i habitshëm, pasi ai aspak nuk e ka menduar se ndonjëherë do të zgjidhet për këtë titull.

“Kur e mora vesh, thashë: Nuk ka mundësi. Me të vërtetë? U shikova në pasqyrë dhe e shikova eten me vëmendje. Më pas i thash vetes: Po, sot dukesh disi seksi”, ka thënë Elba në storien e People.

Ai po përflitet se mund të jetë ‘James Bond’ i ardhshëm dhe fansat e personazhit dhe filmave po e përkrahin shumë këtë ide pasi që ai i plotëson të gjitha kushtet për të qenë një agjent i pashëm dhe i shkathët.

Elba është personi i 33-të i zgjedhur nga People për të marr këtë titull, Mel Gibson duke qenë i pari në vitin 1985 deri te Blake Shelton në vitin e kaluar.