Friday, 16 November 2018 | Lajme: 32

Prezantohet projekt për përforcimin e kapaciteteve për shërbime cilësore për bujqit në Maqedoni

Sot zyrtarisht ka filluar projekti i financuar nga Bashkimi Evropian, i cili ka të bëjë me përforcim të kapaciteteve të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, krijim të administratës cilësore dhe bashkëpunim midis institucioneve.

Projekti u promovua në takimin e punës në të cilin mori pjesë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski, përfaqësuesi i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Nikolla Bertolini, drejtori për Maqedoni dhe Kosovë të Bankës Botërore Marko Mantovaneli, si dhe përfaqësuesi i Bankës Botërore për Bujqësi, Silvia Mauri.

Në takimin e punës janë prezantuar të gjitha aktivitetet rreth projektit, mënyra si do të zbatohet dhe cilat cilat do të jenë përfitimet përfundimtare.

Përfaqësuesi i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Nikolla Bartolini, potencoi se analiza funksionale është pikënisje që të analizohet nëse personat e punësuar profesionistë janë sistemuar në vende përkatëse. Në këtë rast Bartolini theksoi se zbatimi efikas i analizës është i rëndësishëm edhe për periudhën parainkuadruese të vendit në Bashkimin Evropian.

Drejtori për Maqedoni dhe Kosovë të Bankës Botërore Marko Mantovaneli, potencoi se bujqësia është sektor i rëndësishëm për vendin tonë edhe nga aspekti i punësimit edhe nga aspekti i pjesëmarrjes në prodhimin bruto vendor dhe ka mundësi të jetë shtytës i vërtetë për rritjen ekonomike. Për këtë shkak, siç theksoi Mantovaneli, së bashku me BE-në do të japin rekomandime si MBPEU t’i bëjë më efikase politikat dhe shërbimet e veta, për bujqësinë si shtytës të jetë më efikas.

Qëllimi i saj është që t’i definojë treguesit kyçë të cilët ndikojnë në avancim apo e ulin efikasitetin dhe efikasitetin e bujqësisë dhe sektorit rural. Projekti përfshin analizë të MBPEU, gjegjësisht tre aktivitete strukturore: formulim dhe menaxhim me politikat dhe strategjitë, efikasitet energjetik dhe menaxhim me resurse.