Friday, 16 November 2018 | Lajme: 32

Ekonomia po stabilizohet në Maqedoni, vlerësimi nga BPM-ja

Guvernatorja e Bankës Popullore të Maqedonisë (BPM), Anita Angellovska – Bezhoska, e vlerëson si stabile ekonominë në vend. Në intervistës e saj të dhënë për Radion Evropa e Lirë, ajo ka deklaruar se ekonomia po stabilizohet në pjesën e sistemit bankar dhe tregun e devizave por, sektori reali akoma i ndjen pasojat nga kriza politike në të cilën ka qenë vendi deri para dy viteve.

Anita Angellovska – Bezhoska, Banka Popullore

“Momentalisht ka një proces të caktuar stabilizimi. Në pjesën e sistemit bankar, tregun e devizave, qarkullimet janë stabile, që shihet edhe përmes rritjes pothuajse të vazhdueshme të bazës së depozitaqve, qarkullimet pozitive të tregut të devizave, do të thotë ka stabilitet, megjithatë akoma vërejmë efekte në pjesën e sektorit real. Shpresoj se do të vij në stabilizim të mëtejmë, ulje të mëtutjeshme të pasigurisë, sepse ajo është faktor kyç i cili do të dinamizojë rritjen tonë në periudhë aftashkurtër”.

Bezhoska ka deklaruar më tej se pasiguria ekonomike që vjen si pasojë e krizës politike,ka efekte më afatagjate ndaj ekonomisë reale, duke sqaruar se ngjarjet politike ndikojnë në pritjet e subjekteve ekonomike, ndërsa pritejet e subjekteve ekonomike janë faktor i rëndësishëm për situatat në ekonominë e vendit.