Monday, 10 December 2018 | Lajme: 0

Kontrabandon 12 milionë cigare, arrestohet shtetasi rus

Policia gjermane arrestoi një të dyshuar rus për kontrabandë të rreth 12 milionë cigareve në vend. Policia federale tha në një deklaratë se 43-vjeçari u arrestua në qytetin Kili, gjatë një kontrolli rutinë, raporton AP.Rusi i arrestuar dyshohet se në periudhën 2009-2011, si anëtar i grupit kriminal shkaktoi humbje në shërbimin tatimor gjerman prej rreth 1.67 milionë eurove.