Friday, 16 November 2018 | Lajme: 32

Në Indi përurohet statuja më e lartë në botë

Dita e sotme do të memorizohet në historinë e Indisë.

India përuroi sot, nën masa të larta sigurie, nga frika e protestave të komuniteteve lokale, statujën më të lartë në botë, një monument me konotacion shumë politik, i ndërtuar në shtetin e origjinës së kryeministrit nacionalist hindu, Narendra Modi.

Kryeministri indian përuroi zyrtarisht ‘’Statujën e Unitetit’’ që dominon pamjen e ngritur mbi një lumë në rajonin e largët të Gujaratit (perëndim).

Statuja prej bronzi, betoni dhe çeliku është 182 metra e lartë dhe përfaqëson Sardar Vallabhbhai Patel, një nga figurat e pavarësisë së vendit dhe i kthyer në model nga nacionalistët hindu.

‘’Dita e sotme do të memorizohet në historinë e Indisë. Asnjë indian nuk do të harrojë këtë ditë’’’, deklaroi Narendra Modi në fjalimin e tij, transmeton “Alsat”.

Me një lartësi dy herë më të madhe se Statuja e Lirisë në Nju Jork, përfshirë piedestalin, struktura mishëron ministrin e parë të Brendshëm indian (1875-1950) i veshur me kostumin tradicional indian dhe një shall të hedhur mbi shpatulla.