Friday, 16 November 2018 | Lajme: 32

Si reagoi Kanye West për videon e seksit të Kim-it

Kim Kardashian dhe Kanye West po na tregojnë çdo ditë e më shumë se janë shumë të lidhur dhe të dashuruar me njëri-tjetrin.

Ylli i “Keeping Up With The Kardashian” në një intervistë për “The Messy Truth” ka folur hapur për raportin e saj me Kanye duke u shprehur se është gjithmonë në mbështetje të tij.

Ajo u ndal edhe tek videoja ku  duket duke kryer marrëdhënie seksuale dhe tha se pavarësisht se çfarë thanë njerëzit pasi e panë atë,  Kanye e ka dashur shumë dhe e do gjithmonë .

 Kim tregoi se i është shumë mirënjohëse bashkëshortit të saj për gjithçka ka bërë për të dhe për mbështetjen e madhe që ai i jep gjithmonë edhe në momentet më të vështira dhe të njëjtën gjë bën edhe ajo.

“Ai doli kundër botës për mua edhe atëherë kur të gjithë i thonin se nuk mund të lidhej me një vajzë që ka publike një video duke bërë seks. Kjo do të të shkatërrojë karrierën tënde. Por pavarësisht këtyre ai mua më tregonte të kundërtën dhe gjithmonë shprehej se: Askush nuk mund të më tregojë se çfarë të bëj me jeten time dhe unë do të të tregoj ty se gjithçka është në rregull. Kjo më lumturonte dhe më ka bërë ta dua edhe më shumë Kanye West”- përfundoi Kim. /Blitz.al