Friday, 16 November 2018 | Lajme: 32

Donald Trump bëhet TURPI i botës, nuk e di si hapet dhe mbyllet çadra/VIDEO

Nuk është hera e parë që presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, bëhet pjesë e videove të ndryshme virale që qarkullojnë në internet. Në të vërtetë që prej përzgjedhjes së tij në Shtëpinë e Bardhë e deri më sot, ka ‘’ushqyer’’ faqet e memeve me gafat dhe sjelljet e dyshimta si në marrëdhënie me Melanian, por edhe me krerët e ndryshëm të shteteve. Por, ajo që ka ndodhur dje në Illinois është thjesht shkurt dhe shqip ‘’turpi i botës’’. Pasi habiti të gjithë me vendimin për t’u larguar nga Pittsburghu, ku humbën jetën 11 persona si pasojë e një sulmi me armë në një sinagogë, dhe për të marrë pjesë në një tubim në një shtet tjetër, presidenti Trump habiti të gjithë pasi nuk dinte të mbyllte çadrën. Në videon që po bën namin në rrjete sociale duket se si Trump ngjit shkallët për të hipur në avion dhe në momentin që do të duhej të mbyllte çadrën, ai thjesht e lë përdhe. Kujtojmë se pak javë më parë, Trump u ngjit në të njëjtin avion me letër higjenike në këpucë.