Friday, 16 November 2018 | Lajme: 32

Banorët e Maqedonisë konsumojnë patate, fasule, mish pule dhe derri, ndërsa ushqim deti pothuajse aspak nuk hanë

Patate, speca, domate, lakër dhe qepë, mish viçi, derri dhe pule, shalqi, mollë dhe banane, janë prodhimet që dominojnë në tryezë tek një familje mesatare në Maqedoni.

Nga përpunimet e mishit më së shumti blenë kole nga derri, posaçërisht sallami, proshutë dhe salçiçe, ndërsa kur duam të hamë peshk, përparësi i japim merlucit.

Kur bëhet fjalë për pijet, madje, në vend të parë janë birra dhe kafeja, lëngjet e gazuara dhe uji mineral.

E jashtëzakonshme është konsumimi edhe i produkteve të qumështit, më së shumti qumështi (posaçërisht në tetrapak), jogurt dhe djathë, ndërsa nuk është për nënçmim as përdorimi i vajit, keçapit, kripës dhe sheqerit.

Sipas anketës së fundit të Entit Shtetëror për Statistikë, një amvisëri në mesatare blen 15,2 kilogramë kripë në vit, ndërsa sheqer dyfish më shumë ose 38 kilogramë. Mjaltë dhe marmelatë blenë nga 2,3 kilogramë, qumësht tetrapak 97,7 litra, kos 17,7, gjizë 11,3, kaçkavall 10,7, ajkë 5,8, ndërsa vaj 52,1 litra.

Ajvar blihet relativisht pak, 1,1 kilogramë në vit, ndërsa vezë në mesatare 646. Çokollatë nga qumështi blenë 4,2 kilogramë, akullore 3,4, bonobona 1,2, llokum një kilogram, ndërsa taan-hallvë 600 gramë.

Amvisëritë në mesatare shpenzojnë nga 10,9 kilogramë keçap në vit, 6,8 kilogramë majonezë, për çips dhe ushqime të gatshme nga 1,1 kilogramë.

Nga pemët, shportën më së shumti e mbushim me shalqi, në mesatare nga 48,8 kilogramë në vit, me 39,5 kilogramë mollë, banane 26,3 kilogramë, portokaj 24,6, rrush 17,6 pjeshka 13, limonë 7,9, kikirik blemë katër kilogramë, kumbulla 3,2, qershi dhe dardha nga dy kilogramë, kajsi 2,3, kivi dhe luleshtrydhe nga dy kilogramë, gështenja 0,9, fara, arra të qëruara dhe fik të thatë nga 0,6, arra me lëvozhgë 0,4, kumbulla të thata 0,3, rrush të thatë dhe lajthi 0,2, pemë të ngrira 0,1 kilogramë.

Në tabelën për perime qëndron se më shumë blemë patate, 103,1 kilogramë, pastaj speca 65,4,  domate 49,8, lakër 37,5, qepë 28,9, tranguj 26,7, fasule 21,6, karota 11,8, spinaq shtatë kilogramë, ullinj 6,1, patëllxhan gjashtë kilogramë, presh 5,2, sallatë e gjelbër 4,9, bishtajë 4,6, thjerrë 4,2 , kungulleshka  3,7, panxhar i kuq 3,5, bizele e konservuar 3,1, kungull 2,9, kërpudha të konservuara, 2,3 tranguj të konservuar 1,8, karfiol 1,7, bishtaja të ngrira 1,4, kërpudha të freskëta, brokuli dhe misër i ngrirë nga 1,3 kilogramë, hudhër 1,2, majdanoz 0,6 dhe patate të skuqura 0,3 kilogramë.

Sasia e mishit të pulës në vitin 2017 ka arritur 80 kilogramë mesatare për amvisëri, të mishit të viçit nga 25,6, ndërsa të derrit 22,1 kilogramë. Mish viçi hahet më pak, 1,8 kilogramë për familje, ndërsa përpunime të mishit 40,1 kilogramë. Nga përpunimet dominojnë kole nga derri me blerje të 9,4 kilogramëve në mesatare të nivelit vjetor, sallami të posaçme me 6,4, proshutë me pesë, salçiçe 4,8, pashtetë 3,3 dhe suxhuk çaji 2,9.

Tuna shpenzojnë 1,6 kilogramë, troftë e freskët 1,4, bishtkuq 1,2, të krap i freskët 0,5, ndërsa ushqim deti 0,1 kilogramë minimale.

Kafe pimë në mesatare nga 8,3 kilogramë në vit, çaj 1,4 litra, kakao 0,7 kilogramë, lëngje të gazuara 96,7 litra, ujë mineral 83,7, ndërsa lëng pemësh nga 23,1 litra.

Nga alkooli, në amvisëritë dominon birra me 40,4 litra, ndërsa vera është e përfaqësuar me 6,3 litra, ndërsa rakia natyrore me 1,9 litra. Liker pothuajse aspak nuk blihet, ndërsa vodkë dhe shtok nga vetëm 100 gramë në mesatare për familje.

Mesatarja për cigaret është 153 kuti në vit për amvisëri.