Monday, 19 November 2018 | Lajme: 40

Nga e hëna fillon procesi i pajtimit dhe formimi i komisionit parlamentar për pajtim nacional

LSDM paralajmëron se nga dita e hënë do të fillojnë me procedurat dhe përgatitjet për formimin e komisionit parlamentar për pajtim nacional, që ishte edhe një nga kërkesat e grupit të deputetëve nga VMRO-DPMNE të cilët mbështetën nevojën për ndryshime kushtetuese. Deputeti i LSDM-së, Kostandin Kostandinov në konferencën e parë pas votimit të mbrëmshëm vetëm konfirmoi fillimin e procedurës nga fillimi i javës së ardhshme, por nuk shpalosi detaje duke thënë se duhet pritur zhvillimin e gjithë procesit.

“Presim që nga e hëna ti qasesmi formimit të një trupi të tillë që do të çojë deri te pajtimi mes deputetëve lidhur me atë që ndodhi më 27 prill. Deri në atë moment, deri në formimin e atij trupi nuk do të doja të shpalos asnjë detal, ta lejojmë të fillojë e gjithë procedura, si do të zhvillohen situatat ashtu në kohë të gjithë do të njoftoheni”.

Ai tha se në fazat e ardhshme të procesit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvend presin që mbështetje të japin edhe deputet të tjerë nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit që drejtohet nga kjo parti. Kostandinov nuk ishte i prerë nëse kanë marrë garanca nga ndonjë deputet tjetër, ndërsa që mbrëmë jo zyrtarisht deputet të shumicës parlamentare njoftuan se bëhet fjalë edhe për 4 deri në 5 deputet të tjerë që kanë paralajmëruar se do t’i bashkëngjiten grupit prej 8 deputetëve që mbrëmë i dhanë dritë jeshile fillimit të ndryshimeve kushtetuese.

“Unë jam edhe më shumë optimist. Pas asaj që ndodhi mbrëmë, pas atij tejkalimit ë interesave personale dhe mbipartiake, besoj se si do të lëvizë procesi, numri I deputetëve që do të japin mbështetje për ardhmërinë e shtetit tonë do të rritet”.

Duke komentuar kërkesat e tjera të 8 deputetëve të opozitës, Kostandinov tha se të gjitha do të shqyrtohen me seriozitet dhe do të pranohet çdo kërkesë që forcon.