Monday, 19 November 2018 | Lajme: 40

Reagon përsëri VMRO-ja: Mbrëmë u varrosën vlerat evropiane në Maqedoni

VMRO-DPMNE nëpërmjet një komunikate me shkrim ka reaguar ndaj zhvillimeve të djeshme në Kuvend.

Ata thanë se kryeministri Zoran Zaev dhe pushteti kanë treguar se për ta asgjë nuk vlejnë vlerat demokratike dhe vullneti i popullit.

“Mbrëmë u varrosën vlerat evropiane në Maqedoni. Duke u frikësuar që të ballafaqohet me respektimin e vullnetit të popullit, LSDM vendosi të dhunojë institucionet, shtetin dhe qytetarët, duke e shndërruar Kuvendin në një treg të thjeshtë në të cilin dinjiteti i Maqedonisë dhe identiteti i saj u vendosën në tezgë si domate dhe speca. Zaev tregoi para tërë opinionit se nuk ka asnjë kapacitet demokratik dhe për këtë do të dënohet nga populli”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së, përcjell SHENJA.

Ata kanë shtuar se Maqedonia në fund do të fitojë ngase fitorja çdoherë i takon drejtësisë dhe vërtetës.