Monday, 19 November 2018 | Lajme: 40

Në Maqedoni amvisëritë janë hedhësit më të mëdhenj të ushqimit, më së shumti hidhet buka

Në Maqedoni, legjislatura ekzistuese, e cila është mjaft voluminoze, mund të ndryshohet dhe plotësohet në një pjesë të caktuar, dhe poaçërisht të rregullohet çdo lloj i ushqimit si do të deponohet, shënohet dhe transportohet. Ndryshimet dhe plotësimet nevojiten para së gjithash në Ligjin për siguri të ushqimit që do të tërheqë sjellje të dy akteve të reja nënligjore, por edhe ndryshime të vogla edhe të ligjeve për donacion dhe atyre ligjeve të cilat kanë të bëjnë me politikat tatimore për shkak të lirimit dhe stimulimit të bizneseve dhe operatorëve me ushqim, në mënyrë që të dëshirojnë ta dhurojnë ushqimin. Maqedonia është në vend të dytë menjëherë pas Serbisë dhe para Shqipërisë, si vende të cilat nuk janë anëtare në BE lidhur me Bankat për ushqim.

Këto janë disa nga konkludimet e prezantimit të sotëm publik dhe tryezës së rrumbullakët me temë “Politikat nacionale dhe evropiane me pasojat nga hedhja e ushqimit: A na nevojitet Ligj i ri për moshedhje të ushqimit apo ndryshim dhe avancim i një pjese të ligjeve tashmë ekzistuese tek ne?”

Dushko Hristov, kryetar i Bankës për ushqim – Maqedoni deklaroi se amvisëritë janë hedhësit më të mëdhenj të ushqimit në Maqedoni, ndërkaq më së shumti hidhet buka si prodhim. Biznesi, theksoi, hedhë ushqim, por një pejsë e caktuar e komunitetit afarist e mbulon atë tepricë apo hedhje të ushqimit.

Në Maqedoni, sipas hulumtimeve tona, theksoi Hristov, 70 deri 80 mijë njerëz kanë dy deri tre shujta në javë. Këto të dhëna janë amrrë në bazë të hulumtimeve kryqëzuese në tre-katër vitet e fundit nga ana e 13 organizatave të cialt punojnë në 11 qytete në vend. Në Shkup, në baza ditore ka nevojë për. minimum 13 mijë e më shumë shujta. Sipas Hristov, jo vetëm rastet sociale kanë nevojë për ushqim, kanë nevojë edhe ata me të ardhura të ulëta, ndërkaq ata në Maqedoni, janë në numër më të madh, nënvizoi ai.

Sipas Angela Frigo, Sekretare e përgjithshme e Federatës evropiane të Bankave për ushqim – FEBA, në Maqedoni ka potencial të madh posaçërisht kur bëhet fjalë për zhvillim të disa aktiviteteve në vijim, ndërkaq thelbi është të mbështeten njerëzit të cilët kanë nevojë dhe të evitohet hedhja e tepricës së ushqimit.

Në pyetjen si BE-ja përballet me këtë fenomen negativ, Frigo potencoi se në BE punohet shumë në këtë çështje, prlkatësisht në humbjen e ushqimit dhe informoi se ka filluar platforma nga ana e KE-së për analiza dhe gjetje të zgjidhjeve.

“Në BE tetë për qind e popullatës kanë probleme me sigurinë materiale dhe prej këtej BE-ja punon në atë problem dhe tenton t’u ndihmojë. Në nivel evropian, brenda vitit hidhen 88 mijë tonë ushqim dhe atë nga vetë prodhimi deri te shfrytëzuesi i fundit. Gjysma nga kjo shumë hidhet nga vetë amvisëritë”, deklaroi Frigo, e cila ndodhet për vizitë në Republikën e Maqedonisë.