Monday, 19 November 2018 | Lajme: 40

Samiti katërlateral për Sirinë është caktuar për më 27 tetor në Stamboll

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan më 27 tetor të vitit 2018 në Stamboll do të jetë nikoqir i Samitit katërlateral për Sirinë, deklaroi zëdhënësi i tij.

Në Samit do të marrin pjesë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, presidenti i Francës, Emanuel Makron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, njoftoi Anadolia.

Siç paralajmëroi Ibrahim Kalin, në Samit parashikohet krahas situatës në Siri do të shqyrtohet Marrëveshja për Idlibin përfshirë të gjitha aspektet e procesit politik të konfliktit sirian dhe harmonizimin e përpjekjeve të bëra për gjetjen e zgjidhjes së përhershme për konfliktin.