Monday, 19 November 2018 | Lajme: 40

Zaev: Me kryeministrin Cipras mbetemi të përkushtuar në perspektivën e Ballkanit të ri

Së bashku me kryeministrin Aleksis Cipras mbetemi plotësisht të përkushtuar në perspektivat e Ballkanit të ri të shekullit 21. Ballkan, në të cilin do të ndërtohet miqësi, në të cilin do të avancohet bashkëpunimi, ku do të kontribuojmë për rritje më të mirë ekonomike dhe rritje të vendeve tona, të qytetarëve më të lumtur dhe gjithsesi të tregtisë së rritur, investime të reja dhe standard më të mirë ekonomik të qytetarëve dhe të Maqedonisë dhe Greqisë, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për bisedën e djeshme telefonike me kolegun e tij grek dhe pas dorëheqjes së ministrit të Punëve të Jashtme Koxias. Zaev sot mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të ekzistimit të Kursimores “FULM”, në vendlindjen e tij Murtino.

Kryeministri shtoi se kolegu i tij grek e ka informuar për ndodhitë tek ata dhe se ai mbetet i përkushtuar në atë që janë dakorduar dhe se e ndërmerr funksionin ministër i Punëve të Jashtme me qëllim edhe garanci se do të realizohet Marrëveshja nga Prespa.

“Unë jam i lumtur për shkak të përkushtimit të plotë të Republikës së Greqisë ndaj kësaj marrëveshjeje. Mund ta konfirmojë edhe përkushtimin tonë të plotë. Kultivojë shpresë se nesër parlamenti do të mbledhë forcë, se deputetët do të penohen dhe inkurajohen, sepse, para së gjithash, janë përfaqësues të qytetarëve, ndërsa pastaj të partive politike dhe do të drejtohen para përgjegjësisë politike, para këtij shansi që nuk lëshohet për Maqedoninë. Përfundimisht të japin votë për konfirmim të nevojës për hapje të ndryshimeve kushtetuese”, tha kryeministri Zoran Zaev.

Shpjegoi se pastaj do të pasojë projekt i amendamenteve kushtetuese, për të cilat do të diskutohet, do të aprovohen, madje do të ketë debat publik dhe në fund është votimi për vetë amendamentet kushtetuese. Kërkoi që t’i jepet jetë këtij procesi, për shkak se, siç tha kryeministri Zaev, kjo është garancia e vetme për perspektiva më të mira për të gjithë qytetarët, përmbushje të qëndrimeve tona strategjike – BE dhe BATO dhe gjithsesi se është shans i cili nuk guxon të lëshohet.

Në pyetjen e gazetarëve se nëse nuk heq dorë nga shumica dhe se si do të arrijë ta sigurojë, kryetari i Qeverisë së Maqedonisë tha se është besimtar dhe se ndonjëherë çudirat ndodhin.

“Debati është i hapur dhe me të vërtetë pranuam shumë iniciativa të cilat erdhën nga deputetët. Unë jam i gatshëm që edhe më tej të bisedojë për iniciativat nga vetë deputetët në funksion që asaj që ka dalë si shqetësim plotësues nga procesi i negociatave, nga shpallja e marrëveshjes, nga fushata për referendumin, ndërsa ajo është që të gjejmë mënyrë që ta përforcojmë identitetin, ta konfirmojmë gjuhën, ta garantojmë atë që e bëjmë se do të realizohet nga pala greke, që ta garantojmë ardhmërinë evropiane të Maqedonisë dhe gjithçka me një qëllim që së basku ta bëjmë këtë, sepse ngjan bashkërisht. Duhet të bëhet së bashku, përmes rrugës së konsensusit. Por, ja pritja ime është edhe ajo që të besoj në atë se deri nesër do të mbledhin forca. Do të mblidhet energji, do të mblidhet guxim, do të bashkohet përgjegjësia që të fitohet minimum shumicë e dy të tretës dhe do të jepet mundësi për fillim të procedurës për ndryshime kushtetuese”, u përgjigj kryeministri Zaev.

I pyetur për pajtimin dhe nëse vota e tij preku deri te Këshilli Penal, i cili pezullon masa kujdesi ndaj të akuzuarve për ngjarjet e 27 prillit, kryeministri Zaev u përgjigj se ka biseduar me Ministrinë e Drejtësisë që të pyesë se nëse është kjo për shkak të thirrjes së tij për pajtim ose për diçka tjetër.

“Definitivisht njerëzit kanë siguruar garanci dhe pasi i kanë dorëzuar në këtë fazë të procesit gjykata ka vendosur t’i pranojë. Nuk i di qëndrimet e Prokurorisë dhe gjykatat, por mua më vjen mirë që njerëzit dalin nga paraburgimi. Pse? Për shkak se apeli im çdoherë ka qenë paraburgimi të mos jetë masë që të sigurohet pjesëmarrje në gjykim. Shumë paraburgosje pamë në Republikën e Maqedonisë në të kaluarën. Unë besojë se duhet të fillohet edhe me masa tjera, lehtësuese dhe më vjen mirë të debatojmë të gjithë në parlament. Kjo do të jetë edhe më mirë shikuar nga aspekti historik për Maqedoninë që të marrin pjesë edhe të gjithë deputetët dhe të sigurojmë shumicë të dy të tretës në parlament”, tha kryeministri Zaev duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në shënimin e sotëm të 20-vjetorit të ekzistimit dhe punës së Kursimore “FULM” në fshatin Murtino.