Friday, 16 November 2018 | Lajme: 32

Krevatë të rinj të vegjël dhe veshmbathje për foshnjet, mbulesa të reja për krevatet spitalore u janë dhuruar Gjinekologjisë

Gjashtëmbëdhjetë krevatë të rinj për foshnje, mbulesa të reja për krevatët spitalorë, janë lyer të gjitha 24 dhomat e Repartit ku ndodhen lehonat dhe foshnjet, rroba nate për lehonat dhe veshmbathje për foshnjet, mori Klinika universitare për gjinekologji dhe obstetrikë.

Bëhet fjalë për donacion të kompanisë boshnjako-hercegovase “Violeta” e cila përmes projektit “Të krijojmë së bashku” dhuroi mjete për këtë klinikë.

Në prezantim të donacionit mori pjesë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili u falënderua për donacionin nga kompania, e cila, siç tha, ka investuar mjete për pajisje Repartit neonatologjik të Klinikës, me qëllim që kushtet e nënave dhe foshnjeve prej sot t’u afrohen standardeve evropiane.

бебиња гинекологија донација Филипе

Drejtoresha e Klinikës, Viktoria Jovanovska u falëdnerua për donacionin, me të cilin, siç tha, mundësohen kushte më të mira për nënat dhe foshnjet në këtë institucion publik shëdnetësor.

Shefja e Repartit për kujdes intensiv dhe terapi të foshnjeve, doktoresha Elizabeta Petkovska tha se vitin e kaluar ka pasur 36 fosnje të vdekura në 1.000 të lindura të gjalla, ndërsa këtë vit, prëfundimisht me shtatorin, ai numër paraqet 24. Ajo tha se 50 për qind e foshnjeve të vdekura janë ekstremisht të vogla, të papjekura me peshë nën 1000 gramë dhe nën javën e 28-të të gestacionit.

Ambasadorja e BeH-së, Babiq tha se me donacionin është krijuar ambient i bukur në dhomat ku qëndrojnë nënat dhe foshnjet e sapolindura.