Friday, 16 November 2018 | Lajme: 32

“Vera e Ohrit” do të bashkëpunojë me Festivalin e Lubjanës

Festivali “Vera e Ohrit” dhe Festivali i Lubjanës do të bashkëpunojnë dhe do të negociojnë në mënyrë të ndërsjelltë me emra të mëdhenj botërorë të muzikës klasike.

Drejtoresha e “Verës së Ohrit”, Natasha Popoviq dhe kryetarja e Këshillit drejtues të festivalit, Nina Momirovska në suaza të vizitës së punës në Sllvoeni, dje në Lubjanë pati takim me Darko Bërlek, drejtor i Festivalit të Lubjanës.

Në takim janë këmbyer takime dhe plane të ardhshme si dhe projekte të të dy festivaleve. Popoviq dhe Bërlek kontraktuan bashkëpunim dhe negociim të ndërsjelltë me emrat e mëdhenj botërorë të botës së muzikës klasike.

Adhuruesi i madh i muzikës klasike, i cili 17 vite udhëheqë me Festivalin e Lubjanës, në takim paralajmëroi praninë e tij në edicionin e ardhshëm, të 59-të të “Verës së Ohrit”, informojnë nga drejtoria e Festivalit.